Drita bëhet me trajner të ri para Vitit të Ri, këto janë të rejat e fundit nga kampi gjilanas

Ndonëse ishte paralajmëruar se Drita do të bëhej me trajner të ri këtë mesjavë, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë tani për tani.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, trajneri shkupjan Ardian Nuhiu ka dhënë dorëheqje për t’i dhënë fund aventurës së suksesshme në Gjilan.

Ditëve të fundit ka pasur shumë zëra për emrin e ri të tre-herë kampionit të Kosovës, megjithatë ende nuk ka pasur ndonjë zyrtarizim.

Më të afërt për këtë pozitë raportohen se janë Arsim Thaqi dhe Alban Dragusha.

Valon Zymberi nga FC Drita zbulon pse e ka mbështetur Gramoz ...

Megjithatë, klubi i madh nga Gjilani duket se ende nuk ka vendosur për “timonierin” e ri të skuadrës.

Valon Zymberi, drejtor sportiv te Drita, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se çështja e trajnerit të ri do të vendoset brenda pak ditësh.

“Jo, ende nuk kemi vendosur, bisedime ka pasur, besoj se brenda dy ditësh bëhet e ditur gjithçka. I qëndrojmë asaj se ’99 përqind’ do të kemi trajner vendor”, deklaroi Zymberi për portalin.

Nga ana tjetër, FrontOnline merr vesh se Thaqi është në “pole-position” për detyrën e trajnerit te Drita.

Zyrtare: Malisheva shkarkon trajnerin Arsim Thaqi - Gazeta Express

Burime të portalit bëjnë me dije se bisedime ka pasur, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Ndryshe, Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe kampioni në fuqi, Ballkani.