Superlliga e Kosovës

Drita barazon ndaj Gjilanit dhe e lëshon mundësinë për të dal në krye

Drita e Gjilani i kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në derbin e anamoravës, që i takoi xhiros së 26-të të Superligës në futboll.

Golat për të kaltrit i shënuan Baftiu (24’) dhe Dabiqaj (55’), ndërsa për të kuqtë, Basa (32’) dhe Ismajli (44’).

Vlen të ceket se po ashtu u dhanë tre karton të kuq, një për Dritën e dy për Gjilanin.

Kështu, Drita e lëshon mundësinë për të kaluar në krye të tabelës. Tash ata kanë 50-të pikë për pozitën e tretë. Në krahun tjetër, Gjilani grumbullon 26 pikë.  

Dukagjini ka fituar në shtëpi përballë Feronikelit 74 me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Altin Mërlaku në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Dukagjini tash ka 34 pikë, por mbetet i gjashti, derisa Nikli mbetet me 26 pikë.

Pa gola ka përfunduar ndeshja mes Fushë Kosovës e Prishtinës, në të cilën pati gol të anuluar e një karton i kuq, për kryeqytetasit.

38 pikë për Prishtinën tash në pozitën e pestë, kurse për Fushë Kosovën 20 pikë, i parafundit.