Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superliga.

Lideri i Superligës, Drita ka mposhtur Ballkanin në një ndeshje spektakolare me rezultat 2-3, duke shtuar edhe më shumë shancat për titull.

Golat u shënuar nga Ajzeraj në minutën e 22-të, Krasniqi në minutën e 72-të dhe Manaj në minutën e 82-të, ndërsa për vendasit shënoi Adetunji në minutën e 64-të dhe në minutën e fundit.

Ndërsa në Podujevë, Llapi barazoime Ferizajin me rezultat 1-1.

Me këtë fitore Drita, mbetet në vendin e parë me 34, 8 pikë më shumë se Ballkani në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në vendin e 5-të dhe ka 19 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e parafundit me 15 pikë./