Drini Miftari nënshkruan kontratë dyvjeçare me Kaiserslauternin

Talenti i ri me origjinë Kosova, Drini Miftari, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën gjermane Kaiserslautern.

Kjo lëvizje shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e këtij futbollisti, i cili është kapiten i ekipit U19 të Kaiserslauternit dhe njëherësh deri tash pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës, raporton Futbolli.info.

Sipas marrëveshjes, Drini fillimisht do të angazhohet me ekipin e dytë të Kaiserslauternit, duke i dhënë kësisoj mundësinë për të fituar më shumë minutazh në fushë. Në të njëjtën kohë, ai do të stërvitet me ekipin e parë, duke marrë përvojë dhe këshilla nga lojtarët më me përvojë të skuadrës.

Drini në të ardhmen pritet të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U21, për të kontribuar me aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fanellën dardane.