Drenori habitet me votuesit në Drenas: Mbi 5000 vota për VV-në në këtë qytet, Dugolli e Gashani më pak se 1500 vota

Ish-asambleisti i Drenasit, Xhavit Drenori është shprehur i habitur më votat e kandidatëve të VV-së në Drenas.

“Mbi 5000 vota mori VV në Drenas, ndërsa kandidati Enver Dugolli mori më pak se 1500, e Blerim Gashani as 1000”, ka shkruar Drenori, transmeton Ballkani.info.

“Nuk e di ku qendron problem (ose edhe mund te marr me mend), por shume keq qe nga gjithe keto vota per VVn ne Drenas mos me nxjerre te pakten nje deuptet Drenasi nga lista e VETEVENDOSJES”, shtoi tutje ai në facebook.

Postimi: