Drenica shënon fitoren e parë në Superligë, mposht Dukagjinin

Skuadra e Drenicës ka shijuar fitoren e parë në sezonin 2021/22 të Superligës së Kosovës në futboll. Drenica, të hënën e ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit në udhëtim, në kuadër të xhiros së dytë.

Dueli i luajtur në Klinë, është mbyllur me rezultatin 2:1 në të mirë të Drenicës. Osman Mëziu (15’) nga penalltia dhe Harallamb Qaqi (49), shënuan për fitoren e Drenicës.

Ndërkohë, golin e nderit për Dukagjinin, e shënoi qendërmbrojtësi Ardin Dallku në minutën e 82-të. Me këtë fitore, Drenica ngrihet në kuotën e katër pikëve derisa Dukagjini mbetet me vetëm një pikë, të cilën e fitoi në xhiron e parë kundër Ballkanit (2:2) në Suharekë.