Drenica regjistron fitoren e parë, Besa pëson humbjen e dytë

Skuadra e Drenicës ka arritur që ta shënoi fitoren e parë në sezonin e ri (2020/21) në Superligën e Kosovës, pas humbjes nga Prishtina në ndeshjen e kaluar.

Pas humbjes së pësuar në kryeqytet, skuadra e drejtuar nga Fadil Rama shënoi fitore si vendase ndaj skuadrës së rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Besës, në kuadër të javës së dytë. Për skuadrën pejane ishte kjo humbja e dytë radhazi.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj ka përfunduar me rezultatin 2-1. Hysen Tahiri dhe Qemail Elshani shënuan golat e fitores për vendasit, kurse Matheus De Paula.

Pas dy ndeshjeve, Drenica tani ka 3 pikë dhe momentalisht renditet në pozitën e pestë. Kurse, Besa ende është pa pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (9).