Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluar të IPKO Superligës së Kosovës.
Gjilani dhe Trepça ’89 kanë barazuar me rezultat 1-1.
Trajneri Mezani debutoi me barazim me skuadrën e gjilanase.
Gjilani e filloi ndeshjen për mrekulli, duke kaluar në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes, kur shënoi me kokë mesfushori Wilber Perez, për rezultatin 1:0.
Skuadra mysafire arriti të barazojë rezultatin në fillim të pjesës së dytë.
Mesfushori i krahut, Hasan Hyseni përfitoi më së miri nga një tollovi e krijuar në zonën e portierit, Donat Kaçiut, duke shënuar për rezultatin 1-1.
Gjilani me këtë barazim renditet në pozitën e pestë me 33 pikë, ndërsa skuadra e Sabit Osmanit në pozitën e tetë me 29 pikë.
Drenica ka demoluar tërësisht Kekun në Kastriot me rezultat 1-5.
Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Osman Mziu, Atdhe Graiçevci e Nicholas Andres ishin realizatorët e skuadrës nga “Bajram Aliu”, derisa golin e nderit për “elektricistët” e shënoi Isa Eminhaziri.
Keku vazhdon edhe më tutje të qëndroi me një pikë të arkëtuar në 24 ndeshje, kurse Drenica kalon në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Gjilanin, gjithsej nga 33 sosh.







