Drenica mposht Malishevën dhe rrëmben pozitën e parë

Drenica i është kthyer fitores në Superligë, pas një barazimi dhe një humbjeje.

Drenicasit e kanë mposhtur Malishevën me rezultatin 1:0, në duelin e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Kjo ndeshje i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar. Golin që pati vlerën e tri pikëve për “kuqezinjtë” e shënoi Harallamb Qaqi në minutën e 19-të.

Ai realizoi me kokë pas asistimit të Genc Hamitit. Me këtë triumf, Drenica e ka rimarr sërish pozitën e parë në tabelë, të cilën e humbi në javën që shkoi. Ka 14 pikë të mbledhura. Ndërkaq, Malisheva që pësoi humbjen e dytë këtë sezon, ka zbritur në vendin e katërt me 11 pikë.