Drenica mposht Llapin dhe ngjitet në pozitën e pestë

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Llapit.

Në duelin e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka triumfuar me rezultatin 4:2.

Me këtë fitore, Drenica është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 41 pikë të mbledhura, dy më shumë se Llapi që ka zbritur në pozitën e gjashtë pas tri humbjeve rresht në kampionat.

Për Drenicën, kjo ishte fitorja e tretë në pesë ndeshjet e fundit që edhe e largon paksa nga zona e rrezikshmërisë.

Anthony Monin (4’) autogol, Donald Rapo (48’), Osman Mëziu (80’) e Gentrit Dumani (86’) shënuan për Drenicën derisa te Llapi, golat i realizoi Amir Hossari.