Drenica – Gjilani, formacionet zyrtare

ALBI Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së tretë.

Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe që të dyja luhen me fillim nga ora 17:00. Drenica rikthehet të luaj në Skenderaj ku do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Kuqezinjtë kanë pësuar dy humbje në dy sfidat e para dhe kërkojnë të marrin pikët e para në kampionat.

Në anën tjetër Gjilani ka marrë gjashtë pikë në dy sfida dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.