Drejtuesit e Ulqinit vijnë nesër në Prishtinë, do ta prezantojnë ofertën verore 2020

Mali i Zi e ka shpallur fitoren kundër pandemisë së Covis-19. Nga të gjitha vendet e Ballkanit, ai ka shënuar më së voni raste me koronavirus dhe atje kanë filluar të hiqen të gjitha masat e izolimit duke fituar kështu betejen me pandeminë.

Ulqini, destinacioni i shumë kosovarëve për pushime verore, është hapur.

Kryetari i kësaj komune, Loro Nrekiq, vjen nesër në Prishtinë për ta prezantuar ofertën verore 2020, masat e ndërmarra rreth COVID-19 dhe shumë e shumë aspekte tjera.

Takimi do të zhvillohet në Hotel Sirius dhe aty do të jenë përfaqësues të kompanive të ndryshme turistike nga Kosova, kreu i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe shumë zyrtarë tjerë nga Kosova e Mali i Zi.

“Nesër, nga ora 10:00, në hotel Sirius në Prishtinë,  Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020”, thuhet në një njoftim derguar medieve.