Drejtuesit e Man Utd pranojnë se Ronaldo do të largohet këtë verë

Drejtuesit e Manchester Unitedit po përgatiten të humbasin sulmuesin Cristiano Ronaldo këtë verë.

Ylli portugez ka humbur tre ditët e fundit të stërvitjes para-sezonale pasi kërkon që Unitedi të dëgjojë ofertat për të.

Unitedi fillimisht ishte i sigurt se Ronaldo do të ishte ende me ta për sezonin e ardhshëm.

Por, tani sipas mediumit The Sun, situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe ylli portugez pritet të largohet nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit thuhet se e kanë kuptuar tani se nuk mund ta mbajnë atë kundër vullnetit të tij dhe duan të shmangin një betejë të gjatë dhe të zgjatur.

Trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag, ka pranuar gjithashtu se Ronaldo do të largohet, pavarësisht se shpresonte të punojë me 37-vjeçarin këtë sezon.

Pavarësisht moshës së tij, sulmuesi portugez ende beson se mund të fitojë trofe në nivelin më të lartë, por jo me Unitedin. /Telegrafi/