Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj dhe kompaninë Pronton Group.

Lushaku-Sadriu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo Marrëveshje kjo u ofron nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në fusha të ndryshme, si energjetika, teknologjia e informacionit (IT) dhe instalimet elektrike duke u bazuar në udhëzimet e Arsimit Dual.

“Aftësimi profesional përmes arsimit dual do të zgjasë gjithsej 28 muaj. Ky bashkëpunim pritet të ndihmojë në përgatitjen e tyre për tregun e punës, duke rritur kompetencat teknike dhe shanset për punësim pas përfundimit të shkollimit”, ka shkruar ajo, raporton Ballkani.info.

Ajo ka shtuar se prindërit e nxënësve nënshkruan marrëveshjet përkatëse, duke vlerësuar këtë hap si një investim të rëndësishëm për të ardhmen profesionale të fëmijëve të tyre./Ballkani.info/

Postimi i plotë: