Drejtori i Telekomit: Jap dorëheqje nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se mban përgjegjësi morale nëse vërtetohet ndonjë lidhje e tij me politikën.

Istrefi, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk ka lidhje me politikën dhe se asnjëherë nuk është parë në mbështetje të ndonjë subjekti politik.

Ai ka thënë se është i gatshëm të jep dorëheqje nëse del njëri nga 2,400 punëtorët e PTK-së dhe thotë se ai i ka kërkuar të votojë ndonjë parti të caktuar politike.

“Nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik, jap dorëheqje publike”.

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se mosha mesatare e punëtorëve në Telekom është rreth 55 vjeç dhe sipas tij kompania ka nevojë për rifreskime.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se ka tepricë të punëtorëve në Telekom, por sipas tij punë ka aq shumë sa që “punëtorët duhet të punojnë edhe natën”.

Istrefi ka përmendur edhe kontratat që PTK-ja ka pasur për pagesën e qirave.

“Kemi paguar lokal 3,500 euro për qira”.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të zbres edhe pagën e vet, ndërsa të mos preken inxhinierët dhe ekspertët e tjerë.

loading…