Drejtori i Qendrës Spitalore në veri i ankohet Vuçiqit: Nuk kemi oksigjen majftueshëm

Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore në veriun e Mitrovicës, Milan Ivanoviç, pas takimit që kanë pasur me presidentin serb Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ivanoviq ka thënë se ka elemente që një situatë e tillë mund të shndërrohet në një krizë humanitare dhe katastrofë.

Sa i përket gjendjes së furnizimi me barna mjekësore, Ivanoviq, ka thënë se për momentin situata është e qëndrueshme.

“Kemi rezerva, por furnizimet me oksigjen ende nuk janë stabilizuar”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq ka treguar se asnjë prej organizatave botërore si Mjekët pa Kufijë apo OBSH, nuk kanë reaguar karshi situatës dhe vështirësive që po përballen.

Ndër të tjera ai është shprehur i kënaqur që serbët janë unik në këtë çështje dhe protestën kundër taksës.