Driton Krasniqi

Drejtori i Prishtinës paralajmëron kundërshtarët për edicioni e ri

Skuadra më e madhe në vend Prishtina, pati një vite dëshpërues sivjet duke mos e kapur asnjë nga objektivat e saj.

Fillimisht ishte titulli, pastaj Kupa dhe dalja në Evropë por asnjë nga këto nuk u arrit, shkruan Ballkani.info.

Në kampionat Prishtina është e pesta në tabelë, ndërsa në Kupë ajo u mposht në finale nga Ballkani, duke mbetur kështu pa asgjë. Megjithatë drejtori i Prishtinës, Driton Krasniqi, ka thënë se objektiv i drejtuesve të klubit në edicionin e ri është ta kthejnë klubit aty ku e ka vendin, në krye të futbollit kosovar.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ahhh sa i madh është ky emër “PRISHTINA”, e sa të vlefshëm janë “PLISAT”, këto dy emblema nuk shuhen asnjëhere vetëm trashëgohen brez pas brezi…

Fatkeqësisht këtë sezon nuk ja arritëm qëllimit tonë minimal e që ishte dalja në Evropë por ne nuk do të dorëzohemi asnjëhere deri sa ta kthejmë klubin tonë aty ku e ka vendin.

Futbolli është sport maratonik, nuk përfundon asgjë me një sezonë apo dy.

Shihemi në 2024-2025 🤍💙💪🏻. /Ballkani.info