Drejtori i Policisë Rashit Qalaj në vendin ku u vranë polici dhe i dyshuari

Pasi mori lajmin për tragjedinë që ka ndodhur sot pasdite në Istog, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është nisur me urgjencë për në vend të ngjarjes. Momentalisht ai është duke qëndruar ende aty ku ndodhi përleshja me armë.

Qalaj është duke qëndruar në vend të ngjarjes, pranë bankës ku vdiq i dyshuari në qendër të Istogut.
Ndërkaq, pak më parë ka ndërruar jetë edhe polici që nga përleshja kishte mbetur i lënduar Izet Demaj.

Rasti ka ndodhur sot pasdite, e dyshimet e para janë se personi po tentonte që i armatosur të hynte në një nga bankat e kësaj komune.