Drejtori i “Lab Oil” tregon pse nuk u lejua të hyjë brenda kryeinspektori Basri Ibrahimi

Vdekja e Krenar Jemenit nga fshati Mushtisht i Suharekës, në kompaninë e derivateve “Lab Oil” ka shtyer inspektorët ta vizitojnë vendin kur vdiq 21 vjeçari.

Të hënën, kryeinspektori Basri Ibrahimi tha se nuk u lejua të hyjë në hapësirat e “Lab Oil” pa dhënë ndonjë arsye shtesë.

Por këtë fakt përmes Ballkani.info e mohoi drejtori i kompanisë së derivateve “ Lab Oil” Bislim Muça.

Ai tha se të hënën objekti ka qenë i mbyllur dhe kompania e ka shpallë dite zie, për shkak të humbjes së puntorit të tyre, dhe jo për ndonjë arsye të dyshimt.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi lejuar të hyjë në ambientin e punës, e vërteta është sepse në e kemi shpallë ditë zie, nuk kemi qenë duke punuar askush prej kompanisë tonë edhe kjo është e lajmëruar edhe në ueb faqen tonë”,pohoi Muça.

Muça, shtoi se deri në ora 11.00 ditën e hënë një pjesë e stafit ka qenë në kompani për ti pritur gazetarët, dhe inspektorët./Ballkani.info/