Drejtori i kompanisë së derivateve ku vdiq 22 vjeçari tregon si ka ndodhur ngjarja

22 vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, Krenar Jemini gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në vendin e tij të jetës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i cili ka thënë se i ndjeri ka humbur jetën gjatë kohës sa ishte duke i pastruar rezervuarët e derivateve.

I riu kishte punuar në kompaninë e derivateve Lab-Oil.

Drejtori i kësaj kompanie, Bislim Muça në një prononcim për Ballkani.info, ka thënë se i riu kishte punuar në këtë kompani për rreth një vit e gjysmë dhe ishte ndër punëtorët më të dalluar.

Muça ka thënë se ngjarja që ka ndodhur ishte aksidentale.

“Ngjarja që ka ndodhur ka qenë aksidentale. Sipas të gjitha gjasave, përderisa i ndjeri ishte duke punuar ka rrëshqitur me ç’rast ka tentuar të mbahet në shiritin transportues, gjë kjo që ka qenë fatale për të”, ka thënë Muça. /Ballkani.info