Drejtori i Juventusit: Dybala nuk është as afër largimit nga klubi

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se nuk ka ndonjë përparim në largimin e mundshëm të sulmuesit argjentinas

Paulo Dybala nuk është as afër kalimit të Juventusit.

Dybala ishte lidhur me një kalim në Manchester United dhe Tottenham, por pas mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, Paratici i ka thënë Sky Sport Italia se nuk ka ndonjë progres në të ardhmen e Dybalas, apo ndonjë lojtarë tjetër i Juves.

“Tregu është i hapur dhe ka interes, por nuk kemi asnjë emër afër që të largohet nga klubi”, ka thënë ai.

“Dybala është lojtar i Juves-në fakt, ai është një lojtar i madh i Juves. Siç kam thënë, gjatë tregut të transferëve dhe ende ka diskutime dhe negociata”.