Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Gëzim Rafuna Mehmet ka publikuar një foto bashkë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe nënkryetarin e Prishtinës, Selim Paclli me çrast ka paralajmëruar se diçka e madhe po vjen në kryeqytet.
Ai këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Diçka e madhe💥po vjen.
Investimi më domethënës në Komunën e Prishtinës…
Faleminderit Behgjet Pacolli & Selim Pacolli”, ka shkruar ai.







