Drejtori i DS Ibër Alaj, konfirmon hetimet për ndeshjen Trepça’89 – Llapi

Ndeshja shumë e përfolur ndërmjet Trepçës’89 dhe Llapit ka ndezur alarmin dhe tashmë kanë nisur hetimet për këtë ndeshje e cila dyshohet e ishte e kurdisur.

Drejtori i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj në “Arena Sportive” në RTK, ka thënë se tashmë ka nisur të hetohet kjo ndeshje.

“Këshilli për parandalimin e kurdisjeve të ngjarjeve sportive do ta hetojnë atw ndeshje. Ka pasur shkrime se ndeshja Trepça’89 – Llapi është e kurdisur dhe me marrjen e informacioneve ne kemi udhëzuar këshillin ku aty ka prokuror dhe nga policia e Kosovës. Ne jemi koordinuar me akterët që janë përgjegjës për parandalimin e kurdisjeve në ngjarjet sportive dhe masat janë shuam të qarta, dhe janë masa ndëshkuese qoftë me 8 vite burg qofte me gjobë financiare me 8 mijë eurove.

Si këshill jemi duke e përcjellë kampionatin dhe nuk është rasti i parë që kemi marr veprime dhe kemi dërguar policin e hetimeve që të merr informacione me këto ngjarje. Tash për ndeshjen Trepça’89 – Llapi, janë deklarata nuk janë të argumentuara dhe i mbetet prokurorisë të bëjë hetime dhe në bazë të hetimeve të merren masa”, ka thënë Iber Alaj.