Drejtori i Barcelonës: Do të bëjmë gjithçka për ta kthyer Neymarin

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, ka thënë se kampioni i La Ligës do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta kthyer Neymarin në Camp Nou.

Ylli brazilian e kërkoi largimin nga Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar veror dhe kthimin në Barçë, por klubet dështuan të arrinin ujdi për transferimin e tij.

Para vetëm dy vjetëve, Neymar e kishte braktisur Barçën për kampionin e Ligue 1, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, 222 milionë euro.

Babai dhe menaxheri i Neymarit tashmë ka konfirmuar se bisedimet mes Barçës dh PSG-së nuk kanë përfunduar, edhe pse afati kalimtar veror u mbyll më 2 shtator.

“Derisa ai dëshiron të vijë, ne do të bëjmë gjithçka për ta kthyer në klub”, tha Bordas për EFE.

“Do të ndodhë çfarë do të ndodhë, sepse në futboll gjithçka po ndryshon vazhdimisht, por Neymar mbetet Neymar. Rasti i Neymarit është i veçantë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe dëshiron të vijë në Barcelonë, sepse nuk është adaptuar në Paris. Ai e ka pranuar se bëri gabim që shkoi atje”, shtoi ai.

loading…