Drejtori i AVONET-it takon drejtorin PK-së për rajonin e Ferizajt, e vazhdojnë bashkëpunimin

Përfaqësuesit e AVONET-it, Kenan Gashi drejtor ekzekutiv dhe Arlind Avdyli, koordinator i AVONET, kanë takuar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Basri Shabanin.

Në zyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Shabani përfaqësuesit e AVONET-it duke i uruar detyrën e re, u shkëmbyen edhe informatat për punën e institucioneve për të ardhmen dhe për projektet të cilat mund t’i ndihmojnë njëra-tjetrës.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në AVONET, informoi Shabani për aktivitete e AVONET dhe për të gjeturat që ky rrjet i OJQ-ve bën gjatë hulumtimit dhe monitorimit në institucione.

U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, parandalimit të dukurive negative, të shkëmbejmë informata lidhur me të gjeturat, e po ashtu edhe për punën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Shabani, përgëzoi përfaqësuesit e AVONET-it për punën e bërë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe po ashtu konsideroi që roli i mediave dhe OJQ-ve janë të rëndësishme për sigurinë dhe rolin e bashkëpunimit edhe për punën e Policisë së Kosovës.