kenan gashik

“Ka me t’vra”, Drejtori Ekzekutiv i “AVONET” kërcënohet nga disa persona të një kompanie derivatesh

Personat e kompanisë së derivative “HIT Petrol”, kanë kërcënuar drejtorin ekzekutiv, të rrjetit OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi, shkruan Ballkani.info.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin serioz në lidhje me kërcënimet ndaj Drejtorit Ekzekutiv nga një palë e përfshirë në një rast që Avonet po e trajton në gjykatë, në rastin AVONET kundër Komunës së Ferizajt. Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol shpk, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë, ka kërcënuar dhe kanosur rëndë Kenan Gashin, Drejtorin Ekzekutiv të AVONET, duke dyshuar se veprimet e tij vijnë nga frustrimi për shkak të çështjeve që janë në gjykatë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në njoftimin e OJQ “Avonet”, thuhet se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i Policisë së Kosovës.

“Ka me tvra, ka me tmyt, ka me ta shkatrru familjen” i dyshuari ju ka drejtuar Gashit dhe është vërsulur për sulmim por policia ka intervenuar menjëherë duke e kapur sulmuesin. Ky rast nuk është vetëm kërcënim vetëm për drejtorin e AVONET-it, por të gjithë stafin e AVONETIT.

Institucionet ligjzbatuese dhe të drejtësisë duhet të trajtojnë këtë veprim penalisht me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që shoqëria civile të mund të ushtrojë detyrat dhe funksionet e saj paçënueshëm. Rasti është dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt./ballkani.info