hektor Beqiri

“Drejtësia triumfoi”, Hektor Beqiri i gëzohet lajmit për lirimin nga akuza e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut

Sot, janë liruar  nga akuza për krime lufte Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun, shkruan Ballkani.info.

Sipas aktakuzës, në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit, u akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, sot këto pretendime u hodhën poshtë duke u liruar nga këto akuza.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kontribuuesi i madh i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri.

Përmes një postimi në Facebook, Beqri ka thënë se drejtësia triumfoi për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun.

Ai tutje, ka shkruar se  të dy u torturuan me vite të tëra me këtë proces tendencioz, por më në fund triumfoi e vërteta, triumfoi e drejta.

“Një lajm shumë i mirë ky për ta, familjet e tyre dhe për UÇK-në!”, ka shkruar Beqiri./ballkani.info