Ndeshja Francë-Gjermani
Draxler paralajmëron Gjermaninë për forcën e Mbappes
Shpejtësia e Kyliann Mbappes e ka shqetësuar Julian Draxlerin para përballjes së sontme Francë-Gjermani në Paris.
Mbappe e shpëtoi Francën nga humbja javën e kaluar në barazimin 2-2 në miqësoren me Islandën duke e çuar në 9 numrin e golave të shënuar me fanellën e “gjelave”.
Draxler ka thënë se është e pamundur të ndalohet bashkëlojtari i tij te PSG nëse i lejohet hapësira.
“Nëse ka hapësirë është pothuajse e pamundur të ndalet me shpejtësinë që e posedon Mbappe. Shpejtësia dhe finalizimi janë armët më të forta të tij. Nuk duhet ta lejojmë të përdorë asnjërën nga to me një mbrojtje kompakte”, u shpreh Draxler.
Draxler dha një mendim edhe për situatën te Paris Saint Germain duke e lavdëruar trajnerin Thomas Tuchel që sipas ish anëtarit të Schalkes ka sjellur një frymë të re te klubi parisien.