Futbollisti i Paris Saint Germain, Julian Draxler do të mungojë në ndeshjen e fundit të Gjermanisë në Nations League ndaj Holandës për shkak të lëndimit.
Draxler ishte përfshirë edhe në takimin miqësor ndaj Rusisë por ish anësori i Schalkes nuk ia doli të paraqitej as në atë takim.
Rënia e Gjermanisë në Ligën B u konfirmua mbrëmë pas fitores së Holandës përballë Francës, ndërsa kompeticioni më i ri i UEFA-s, Nations League ishte përmbyllja e një viti katastrofik për kombëtaren që drejtohet nga Joachim Low, teksa “Panzerat” u eliminuan që në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror që u mbajt në Rusi verën e kaluar.
Sidoqoftë ka pasur edhe lajme pozitive për Lowin që ka rikuperuar kapitenin e Borussia Dortmundit, Marco Reus i cili e ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me Holandën.







