Një ”dramë” e madhe u zhvillua në stadiumin ”Goodison Park”, mes Evrtonit dhe Manchester United.

Plot katër gola u shënuan, por në fund skuadrat u pajtuan me vetëm nga një pikë, pasi rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2.

Everton e nisi mirë ndëshjen, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Beto shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa Abdoulaye Doucoure fyfishoi rezultatin, në minutën e 33-të.

Bruno Fernandes me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 72-të, ngjalli shpresat te United.