Spezia ka bërë mrekullinë në “San Siro” duke e mposhtur Milanin me përmbysje me rezultat 1:2.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh për kuqezinjtë që shënuan përmes Leaos, por në 45 minutëshin e dytë ndodhi befasia, shkruan Demokracia.com.
Fillimisht barazoi Agudelo në minutën e64-të ndërsa në minutën e pestë të lojës shtesë ka shënuar Gyasi.
Gjithsesi në këtë takim protagonist ishte edhe gjyqtari pasi në minutën e 93-të, Hernandez ka shënuar gol por gjyqtari gaboi duke mos dhënë përparësi dhe çuditërisht vërshëlleu faul për Milanin derisa topi ishte në zotërim të kuqezinjve.







