“Me shkuarjen e Knezheviqit në Banjallukë, me këtë rast, qeveria në Mal të Zi, përmes ish-DF-së, vazhdon të mbështesë politikën e secesionizmit të Dodikut për të bërë jofunksionale BeH-në”, tha DPS.

“Prania e Milan Knezheviqit, përfaqësuesit të shumicës qeverisëse dhe liderit të nacionalizmit serbomadh në Mal të Zi, në ngjarjen ku Milorad Dodikut provokon popujt e tjerë në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe komunitetin ndërkombëtar, është treguesi më i mirë se ku ky vend po shkon me këtë lloj qeverisje”, njoftoi Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) – partia e ish presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, transmeton Ballkani.info.

Një deputet i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputet i shumicës qeverisëse, i cili sipas DPS-së i mashtron qytetarët se anëtarësimi në BE është qëllimi i saj, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga kriminelët e dënuar të luftës, paradën e nacionalizmit të Dodikut, e cila shkel sovraniteti i BeH.

“Me shkuarjen e Knezheviqit në Banjallukë, me këtë rast, qeveria në Mal të Zi, përmes ish-DF-së (Fronti Demokratik), vazhdon të mbështesë politikën e secesionizmit të Dodikut për ta bërë jofunksionale dhe BeH-në”, thote DPS.

Siç shtuan ata, Knezheviq nuk e fsheh se synimi i tij është që Mali i Zi të jetë Republika Srpska e re dhe shumica qeverisëse me mosreagimin e saj në fakt dërgon mesazhin se ka frikë nga Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq.

“Supozimi i dytë është se të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse do të shkonin me kënaqësi në festën antikushtetuese dhe të sajuar të Dodikut, vetëm sikur të mos kishin frikë nga pozicioni i tyre në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pra, po bëjnë llogaritë, siç bën intensivisht Andrija Mandiq (kryetar i Kuvendit të Malit të Zi) që kur u ul në kolltuk se nuk do të largohej, sado kushtonte. Kjo është arsyeja pse shkuarja e Knezheviqit në paradën e nacionalizmit të Serbisë së Madhe është vetëm një dëshmi tjetër se Mali i Zi po humbet kohë me këtë lloj qeverisjeje që përsërit lapsuset për Malin e Zi në Evropë, dhe në të vërtetë mendon intimisht të njëjtën gjë për BE-në si kukulla e Putinit, Milorad Dodik”, përfundon njoftimi i DPS-së, raportuar nga Antena M.

Bashkimi Evropian e konsideron 9 janarin, që në Republikën Sërpska – entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë – konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë antikushtetuese.

Kështu tha më 9 janar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke theksuar se në Bruksel dënojnë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse.

“Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të përmbahen nga retorika që vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, tha Stano.

Sa i përket cilësimit të 9 janarit si festë jokushtetuese, Stano tha se ky cilësim bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

“Kjo datë është antikushtetuese edhe për BE-në. Gjykata Kushtetuese [e Bosnjës] dy herë është shprehur se shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Stano. /Ballkani.info/