Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke tregoi se klubi gjerman do të tentojë të blejë përfundimisht nga Real Madridi mbrojtësin maroken, Achraf Hakimi.

20 vjeçari është i huazuar për dy vite te “milionerët” ndërsa ka bërë 8 paraqitje këtë sezon në Bundesliga, teksa Dortmundi kryeson rradhitjen pa asnjë humbje.

Watzke i ofroi mirëseardhjen e tij sulmuesit të transferuar së fundmi nga Barcelona, Paco Alcacer, ndërsa paralajmëroi të njejtën gjë edhe për Hakimin pavarësisht se e pranoi që do të jetë e vështirë.

“I nderuar, Paco Alcacer mirësevjen te Borussia Dortmund. Edhe për Achraf Hakimin do të tentojmë të arrijmë marrëveshjen e njejtë, anipse nuk do të jetë e lehtë”, tha Watzke në asamblenë e vitit të klubit.

Hakimi shënoi dy gola edicionin e kaluar me fanellën e “Los Blancos” nën drejtimin e Zinedine Zidane, gjersa nuk dihet nëse mbrojtësi i krahut bën pjesë në planet e trajneri të ri të Real Madridit, Santiago Solari.