Dortmundi s’ka të ndalur në Bundesligë, mposht Werderin e Rashicës

Dortmundi ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Werderit të Milot Rashicës.

2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Alcacer e Reus shënuan për vendasit, kurse për mysafirët shënoi Kruse.

Për 73 minuta në fushë ishte edhe Milot Rashica, në radhët e Werderit.

Në vendin e parë me një formë të shkëlqyer Dortmundi ka 39 pikë. Kurse Werderi me 21 pikë mban vendin e 9.