Dortmundi s’është për Champions, Tottenhami e mposht thellë (VIDEO)

Tottenhami ka shënuar fitore bindëse ndaj Dortmudnit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke rritur gjasat për ta vazhduar tutje në këtë garë.

Ekipi londinez shënoi fitore prej 3 me 0 në Wembley.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë Tottenhami ishte shumë efikas, duke shënuar tre herë.

Son Heung-Min shënoi golin e parë në minutën e 47, pas asistimit nga Vertonghen që shënoi golin e dytë në minutën e 83.

Golin e fundit e shënoi Llorente kur po luhej minuta e 86.

Ndeshja e kthimit luhet më 5 mars në Gjermani.