Dortmundi nuk planifikon shitjen e Pulisicit

Talenti i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic ka qenë i lidhur me një transferim te Chelsea dhe Liverpooli por klubi gjerman është i vendosur të mos e lejojë largimin e yllit amerikan.

Spekulimet e tilla i ka hedhur poshtë drejtori sportiv i “milionerëve”, Michael Zorc që ka siguruar se Pulisic do të jetë pjesë e Dortmundit deri në fund të këtij sezoni.

Pulisic ditë më parë zbuloi se në të ardhmen do të dëshironte të luante në Premier League, duke rritur interesimin e “The Blues” dhe “The Reds”.

20 vjeçari ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje këtë sezon në Bundesliga teksa ka vuajtur edhe nga lëndimet, por Zorc ka thënë se Pulisic bënë pjesë në planet e trajnerit, Lucien Favre.

“I njohim këto spekulime prej vitesh. Jemi duke planifikuar të përballemi me to deri në fund të sezonit”, tha Zorc.

Christian Pulisc ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2020.