Dortmundi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Leverkusenit me rezultat bindës prej 4 me 0.

Ishte Paco Alcacer ai që shënoi golin e parë në minutën e 28 pas një asistimi nga Hakimi, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre herë, me Marco Reusin që shënoi dy gola, derisa një gol e shënoi Guerreiro.

Në vendin e parë Dortmundi ka nëntë pikë, derisa Leverkuseni në vendin e gjashtë ka 7 pikë.

loading…