Dortmundi me rikthim të jashtëzakonshëm merr një pikë ndaj Paderbornit

Dortmundi ka marrë një pikë në shtëpi ndaj Paderbonit, përkundër që ishte në disavantazh prej tre golave në pjesën e parë.

“Verdhezinjtë” morën një pikë duke barazuar rezultatin në pjesën e dytë në 3 me 3.

Mamba shënoi dy herë në pjesën e parë për ekipin mysafir, dhe njëherë shënoi Holtmani në minutën e 43.

Në pjesën e dytë Dortmundi tregoi fytyrën e saj të vërtetë duke shënuar tre herë.

Sancho, Witsel e Reus ishin ata që shënuan golat për Dortmundin në këtë takim.

Dortmundi tani në vendin e pestë ka 20 pikë, derisa Paderborni në të fundit ka vetëm pesë pikë.