Dortmundi me përmbysje spektakolare ndaj Frankfurtit

Borussia Dormtundi ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën në udhëtim.

Skuadra “verdhezi” ka fituar me përmbysje 3:2 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Në minutën e 15-të Rafael Borre kaloi vendasit në epërsi prej 1:0. I njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të.

Në pjesën e dytë, Dortmundi arriti ta ngushtojë epërsinë. Në minutën e 71-të, Thorgan Hazard shënoi për 2:1 pas asistimit të Haalandit. Sulmuesi anglez, Jude Bellingahm realizoi në minutën e 87-të për 2:2.

Në minutat e 89-të, Mahmoud Dahoud shënoi golin e fitores për 3:2 dhe kompletoi përmbysjen e madhe.

Pas kësaj fitoreje, Dortmundi është në pozitën e dytë me 37 pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munichu.