Dortmundi, klubi më i shikuar i futbollit në botë… shiheni listën e plotë

Borussia Dortmundi është klubi i futbollit me më së shumti spektatorë në stadium që ndjekin ndeshjet e ekipit.

Me më shumë se 80 mijë shikues për ndeshje, Dortmundi i prin listës së klubeve me më së shumti shikues për periudhën 2013-2018.

Sipas një analize të “CIES Football Observatory”, një ndeshje e Dortmundit shikohet nga mesatarisht 80230 shikues në stadium.

Pas Dortmundit, vijnë gjigantët tjerë evropianë Manchester United, Barcelona, Bayerni e Reali.

Pesë klube gjermane janë në top-dhjetë, ndërsa ato italiane janë shumë poshtë, madje kalohen edhe nga ekipe të rangut të dytë të garave në futbollin anglez.