Dortmundi fiton derbin ndaj Leipzigut, Witseli bën shqiponjën (VIDEO)

Dortmundi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Leipzigu për të vazhduar ta mbajë kreun e tabelës.

Mysafirët arkëtuan tre pikë me golin e vetëm të shënuar nga Witseli në minutën e 19.

Për të asistoi polaku Piszczek.

Në krye të tabelës Dortmundi ka 45 pikë, derisa në vendin e katërt Leipzigu ka 31 pikë.