Bundesliga

Dortmundi barazon, Bayerni i merr tre pikë

Borussia Dortmund ka barazuar, ndërsa Bayern Munich ka shënuar fitore sot në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë.

Dortmundi e priti në shtëpi Hertha Berlinin, dhe barazoi 2-2, pasi në momentet e fundit, Mainz ia barazoi rezultatin.

Dy golat për Dortmundin i shënoi Jadon Sanchez, i cili dy herë e dërgoi në epërsi skuadrën e tij, e cila në fund mori vetëm një pikë, kurs për Hertha Berlinin hero i ndeshjes ishte ish-sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou

Kurse Bayern Munich në anën tjetër arriti fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Mainzit. Njërin gol e shënoi Leon Goretzka, ndërsa tjetrin e shënoi Thiago Alcantara, që ishte goli i fitores.