Holanda është skuadra e fundit që ka siguruar gjysmëfinalen në Kampionatin Evropian të futbollit.

Holandezët kanë fituar në një ndeshje spektakolare përballë Turqisë, duke shënuar fitore me rezultat 2:1.

Në Pjesë e parë Turqia ishte më e mirë duke e mbyllu atë me rezultat 1:0, por gjithçka është përmbysur në pjesën e dytë dhe Holanda me meritë ka vazhduar tutje.

Holanda në gjysmëfinale do të ndeshet me Anglinë. /Ballkani.info