Dorëzohet në Kushtetuese lënda e 13 deputetëve për kontestimin e shkarkimit të Kimete Gashit nga OSHP

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me më të cilën Kuvendi i Kosovës, sipas Dumoshit kundërligjshëm e ka shkarkuar Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit Publik.

Dumoshi ka theksuar se në emër të 13 deputetëve të subjekte të ndryshme parlamentare është duke e dorëzuar këtë vendim.

Postimi i plotë:

Sot në emër të 13 deputetëve të subjekteve të ndryshme parlamentare, dorëzova në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestojmë  si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Vendimin e Kuvendit të Kosovës Nr.08-V-583 të datës 13.07.2023, ku kundërligjshëm dhe kundër Kushtetutës shkarkohet zj.Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.

Kushtetuta dhe kushtetutshmëria janë domosdoshmëria e Republikës sonë.