Dorëzohet Federata e Futbollit e Serbisë – ndeshja në Zveçan, mision i pamundur

Tash e sa ditë është duke u diskutuar me të madhe ndeshja ndërmjet skuadrës ilegale Trepça dhe Crvena Zvezdas së Beogradit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Serbisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej në Zveçan.

Mirëpo, me shumë gjasë diçka e tillë nuk do të ndodhë, kjo pas reagimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka kërkuar nga UEFA dhe FIFA të ndërmarrë masat e duhura për këtë çështje.

Mediet serbe shkruajnë se, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se Trepça, si skuadër e Mitrovicës nuk mund të garojë në një garë nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Serbisë, sepse një gjë e tillë është e kundërligjshme.

“FIFA dhe UEFA duhet të reagojnë urgjentisht për ta mbrojtur statutin e tyre dhe njëkohësisht të evitojnë çfarëdo destabilizimi në Veriun e Kosovës.

I kemi ftuar edhe institucionet tjera relevante që të merren me këtë çështje dhe të ruajnë integritetin e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në reagimin e “të ashtuquajturës FFK”, shkruan kurir.rs.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Garave pranë Federatës së Futbollit të Serbisë, Miodrag Jankovc ka folur për situatën e krijuar.

“Ne do të përpiqemi që ajo ndeshje të zhvillohet në terminin e caktuar, sepse në shortin e tërhequr, Trepça duhet të jetë vendëse, por kjo situatë mund të përcillet me probleme organizative e deri te shkuarja e tifozëve në Zveçan, gjë që aktualisht është mision i pamundur”, ka thënë Jankovic.

Në DSS e kanë menduar edhe mundësinë e ndërrimit të mikpritësit, që di të thotë se ndeshja mund të zhvillohet në Beograd.Ndeshja ishte paraparë për 25 shtator, por me gjasë do të zhvillohet në një datë tjetër.

loading…