Plisat

Dorëhiqet kryetari i Plisave, Albert Kastrati ‘Tigri’

Kryetari i tifo-grupit ‘Plisat’ Albert Kastrati ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kastrati e ka bërë publik këtë vendim në rrjetin social ‘Facebook’.

Në mes të tjerash, ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri më sot.

Postimi i plotë i Kastratit në Facebook:

Njoftim e falenderim

Dua ta filloj kete njoftim me nje falenderim dhe mirenjohje te madhe per te gjithe qe me kane perkrahur deri sot.
Sot kam marrur nje vendim jo te lehte per mua, pas nje rrugetimi 8 vjecar.

Ne 2011 jam zgjedhur kryetar i grupit me te madh e me te rendesishem shqiptar, PLISAT. Zgjedhja ime atebote, per te gjithe ata qe e kujtojne, eshte bere ne rrethana shume te veshtira, per te rrugetuar deri sot se bashku e per ta sjelle grupin tone ne nje situate shume me stabile e shume me te konsoliduar.

Pergjate kesaj periudhe jemi perballur me shume sfida, suksese, gezime e deshperime, mirepo tere keto kane bere qe sot te kemi prapa nesh nje storie te mrekullueshme te historise sone te lavdishme, qe s’do te perfundoje asnjehere.

Kemi pritur e percjelle shume legjenda te sportit qe erdhen e shkuan si pjese e klubeve tona, kemi percjellur shume shoke qe ishin pjese e jona e shume te tjere qe na u bashkuan rruges, kemi perjetuar kualifikimin e Shqiperise ne kampionatin evropian, e kemi gezuar se bashku suksesin e klubit te basketbollit Prishtina, e kemi ruajtur me fanatizem emrin e lavdishem te klubit te futbollit Prishtina.
Plote here kemi dale ne mbrojtje te qytetit te Prishtine e te kombit shqiptar, aty ku do te jemi pergjithmone, ne krye te thirrjeve e nevojave te popullit tone, gjithandej trojeve shqiptare.

Pa e zgjatur me teper, sot ju njoftoj se kam marre vendim qe te dorehiqem nga posti i kryetarit te Plisave, per ta dorezuar kete mundesi per gjeneratat e reja per te cilet e kam vetem nje porosi: vazhdojeni, zhvillojeni dhe mbajeni me krenari emrin e qytetit, grupit, klubeve e kombit tone. Mos u dorezoni asnjehere e mos shkoni ne drejtim te rrjedhes se ujit vetem sepse ashtu ju kerkohet nga te tjeret.
Gjenerata jone e Plisave jemi perballe me trysnite e presionet me te medha por asnjehere nuk jemi dorezuar, kemi vazhduar ta kerkojme drejtesine e suksesin per qytetin, klubin, grupin e kombin tone.

I falenderoj te gjithe anetaret e grupit tone qe pergjate tere kesaj periudhe me kane ndenjur afer e mbas shpines sime, lojtaret e zyrtaret e te gjitha institucioneve sportive e jo vetem.
Une perhere do te jem pjese e grupit Plisat, perhere ne mbrojtje te qytetit, klubit e kombit tone.

Faleminderit shume,

Albert Kastrati

Mbi Prishtinen eshte vetem qielli.
E perjetshme eshte Shqiperia.

loading…