Pas Milanit, konfirmimin për ndeshjen miqësore me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 10 gusht në ora 20:45, e ka bërë edhe portieri “Rossoner”, Gianluigi Donnarumma.

Ai ka bërë të ditur se me bashkëlojtarët e tij, mezi pret që të përballet me kampionin e Kosovës në Prishtinë, pasi do të jetë hera e parë për gjigantin italian.

Ditë më parë, nëpërmjet një videoje, ka qenë ish futbollisti i Milanit, Daniele Massaro, që e konfirmoi ardhjen e Milanit në Prishtinë.