Donnarumma dhe Hauge do të humbin edhe nga dy ndeshje

Gianluigi Donnaruma dhe Jens Petter Hauge do të mungojnë edhe në dy ndeshjet e radhës.

Sipas mediave italiane, dyshja nuk do të jetë e gatshme për dy takimet ndaj Sparta Pragës në Ligën e Evropës dhe në Serie A, ndaj Udineses.

Donnrumma dhe Hauge kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe do të izolohen për dy javë.

Klubi kuqezi ka njoftuar se sërish pritet që lojtarët t’u nënshtrohen testeve për COVID-19.