Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është eliminuar nga Lojërat Evropiane, Krakoë 2023.
Kësisoj, Sadiku do të mbetet pa medalje nga Polonia.
Ajo bëri luftë të madhe ndaj boksieres franceze, Estelle Mossely, kampione olimpike në vitin 2016.

Sadiku e humbi ndeshjen me të gjyqtarëve në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Asaj i mbetet të punojë për të pasur paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, të cilat do të mbahen në Paris të Francës.







