Boks

Donjeta Sadiku e nis mbarë turneun në Bullgari, fiton meçin e parë

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Boksierja kosovare triumfoi në meçin e parë ndaj Monkhor Namun të Mongolisë.

Donjeta garon në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Kujtojmë se Kosova nuk ka ende medalje të fituar në këtë turne.

Turneu “Stradnja” do t’i shërbej Donjeta Sadikut si përgatitje për turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.